Meda nis koncertet

Këngëtari shqiptar Meda me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se më 6 qershor do të performojë në një mbrëmje muzikore.

Ai pranoi ftesë nga një klub në Zvicër, mbrëmje e cila bazuar në njoftim do të zgjasë nga ora 18:00 deri 00:00 pas mesnatës.

Me këtë postim, këngëtari ftoi fansat e tij që të jenë pjesë e kësaj mbrëmje muzikore.

Për ndryshe, në Kosovë ende nuk kanë filluar të organizohen evente të tilla, por mbetet të shihet se a do të fillojnë me masat e reja.