Bullgari, mbahen zgjedhje parlamentare

Në Bullgari 6.35 milionë votues do të kenë mundësi të zgjedhin 240 deputetë në përbërjen e re parlamentare. Zgjedhjet që mbahen për herë të 11-të pas kalimit të vendit në demokraci në vitin 1989, filluan në orën 07:00 sipas kohës lokale në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Brenda vendit janë ngritur 12.630 vendvotime ndërsa jashtë vendit 465. Për herë të parë si alternativë e fletës së votimit janë vendosur 9.398 makineri votimi.

Qytetarët do të bëjnë zgjedhjet e tyre në mesin e 6.895 kandidatëve që kanë paraqitur 30 parti dhe koalicione.

Për shkak të presionit të koalicionit racist dhe ultranacionalist Unioni Patriotik (OP) të cilët prej katër vitesh janë partner të pushtetit në qeverinë e kryeministrit Boyko Borisov, u kufizua në 35 numri i vendvotimeve të ngritura në vendet jashtë Bashkimit Evropian (BE) përfshirë Turqinë.

Masa e madhe e emigrantëve që jetojnë në Turqi, janë të shqetësuar nga përjetimi i problemeve në procesin e votimit për shkak të kësaj mase.

Ndërkohë 2.500 persona të cilët ndodhen në karantinë do të mund të votojnë nëpërmjet kutive mobile të votimit. Janë vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 gjysma e personelit prej 80 mijë personash që do të marrin pjesë në krye të vendvotimeve të ngritura në 31 rajone. Në vendvotime janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe shëndetësisë.

Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka mobilizuar 20 mijë forca policore për të siguruar zgjedhjet. Për të vëzhguar zgjedhjet janë akredituar mbi 3 mijë vëzhgues vendas dhe të huaj.

Procesi i votimit do të përfundojë në orën 20:00 dhe ky afat mund të zgjatet jo më shumë se një orë me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor.