Bullgari, maska e detyrueshme dhe në ambiente të hapura

Veshja e një maske fytyre në ambientet e jashtme nga nesër do të bëhet e detyrueshme në Bullgari, pas një rritjeje rekord të numrit të rasteve të koronavirusit në vend.
– Advertisment –

”Qëllimi i rregullit të ri është të zvogëlojë numrin e infeksioneve të reja dhe të lehtësojë barrën për personelin mjekësor”, theksoi ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostandin Angelov.

Që nga 22 qershori, mbajtja e maskës ishte e detyrueshme në zona të mbyllura me ambiente të përbashkëta si dyqanet, bankat, agjencitë qeveritare dhe në transportin publik.

Masa do të mbetet në fuqi deri në fund të nëntorit.

”Pub-et dhe palestrat mund të qëndrojnë të hapura, por në përputhje me protokollet shëndetësore”, theksoi Angelov.

Bullgaria, një vend me 6,9 milion banorë, raportoi dje 1 024 infeksione të reja me koronavirus duke vendosur një rekord të ri për rastet e përditshme.

Vendi ka një total prej 12 366 rastesh aktive, nga 8 099 një javë më parë.