Buken e kujt e han me shije ‘Xheku’?

Naser Rafuna është ndër aktorët dhe komedianët më të dashur për publikun shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Rolet e tij në secilin projekt që ka marrë pjesë mbahen mend e pëlqehen tej mase nga njerëzit.

Ai ka luajtur në disa seriale televizive, përfshirë “3 gjermant e trashë”, “Kafeneja Jonë”, e së fundi në serialin vendor “Çka ka shpija”.

Kurse roli i ‘Xhek Setrës’ në serialin “Çka ka shpija” është ai me të cilin po bën bujë, duke thyer rekordet e shikueshmërisë.

Sa i përket jetës private ai njihet si bashkëshort e baba i mrekullueshëm. Ai gëzon një jetë të lumtur familjare me bashkëshorten dhe djalin e tij.

“Xheku” është aktiv në rrjetet sociale ku ndanë shpesh imazhe nga aktivitetet e tij nga puna dhe jeta jashtë saj.

Ai sot ka publikuar një fotografi në instastory ku shihet e gatuar një bukë shtëpie. Si duket aktori sot ai ka shijuar bukën e nënës, për të cilën thotë se ska si ajo. “Si buka e nanës ma..”, ka shkruar krahas imazhit.

Epo nuk ka bukë më të shijshme se ajo e nanës!/Kosovarja/