Talenti i Arsenalit, Bukayo Saka do të vazhdojë edhe më tej me Topçinjtë.
Saka është një talent mjaft premtues i së ardhmes për Arsenalin, andaj ata nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë nigerianin.
20 vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, por sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, ai do nënshkruajë një kontratë të re me ekipin, përcjell lajmi.net.
Lojtari është i lumtur në ‘Emirates’, andaj ka pranuar të qëndrojë sa më gjatë te Arsenali.
Në 28 paraqitje ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime për Topçinjtë.