Bujari e “shau” Llavrovin, ama pasi ai i hipi avionit për Rusi!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Se skandalet ishin shenja dalluese, karakteristikë dhe specifika të takimit të OSBE-së në Shkup, ku nikoqir ishte ministri maqedonas Bujar Osmani, kjo aspak s’ka dilemë. Gjëra që shihen nga helikopteri.

OSBE-ja, sipas diplomatëve të kerrierës dhe politikologëve, në aspektin e funksionimit ndoshta “shpëtoi”, por, asnjëherë s’ka qenë më jokredibile dhe joserioze se kësaj radhe. Bile-bile, parashikimet e diplomatëve shkojnë deri atje, saqë hapin dilemë: A është ky “fillimi i fundit” të këtij organizmi ndërkombëtarë, që funksionon me 53 shtete anembanë tre kontinenteve??!

Paramendoni dicka që s’ka ndodhur asnjëherë në historinë e funksionimit dhe ekzistimit të OSBE-së, rreth 13 shtete e injoruan dhe refuzuan pjesëmarrjen në Shkup, duke filluar nga 3 shtetet balltike, Polonia, Rumunia, Turqia e Greqia të përfaqësuara në nivel të më të ulët se krerët e diplomacive etj.

Polarizim dhe bipolaritet i paparë, i skajshëm, i shoqëruar me kontradikta, kundërshtime dhe përplasje të skajshme. Dis-harmoninë e bla-bla-blave diplomatike e filloi orkestri i cakorduar, në krye me kreun e diplomacisë ruse Sergej Llavrov, i cili hodhi akuza duke filluar në adresë të faktorit ndërkombëtarë me justifikimin se po e mbështet Ukraninën përballë Rusisë, pastaj se OSBE-ja është filial i “të mëdhënjëve ndërkombëtarë”, më pastaj vazhdoi me akuzat për Kosovën, si dhe duke e “poshtruar Maqedoninë e Veriut, në stilin “Me vite keni patur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri”…

Ndaj të gjitha këtyre akuzave, nuk reagoi nikoqiri kreu i Diplomacisë maqedonase Bujar Osmani, në vecanti jo për Kosovën, e as për shtetin e tij Maqedoninë. Ashtu sic e kishte filluar me skandale për shkak të mospjesmarrjes së shteteve Balltike, Polonisë, Rumunisë etj., Bujari nuk u skuq as kur “diplomati rus Llavrov e shau diplomatikisht”. Një frikacak si Bujari, lere që s’e ndërpreu apo replikoi me Llavrovin, por atij ia bënë trajtimin më të vecantë, në krahasim me diplomatët tjerë.

Bujari, sic e ka fal Zoti, kur janë në pyetje politikanët serbë si Daciqi e Vuciqi dhe sidomos ndërkombëtarët etj., bëhet pulë, kurse kur janë në pyetje problemet e shqiptarëve, si cështja për heqjen e 20 përqindshit, gazetarëve ju thotë: “Nuk është tani koha”!!! Sa për Kosovën, haxhi Bujarit kurrë nuk ia ka ndjerë, e as që ia ndjenë. Gjatë gjithë krizës në veri të Kosovës, ai ka shpalosur qëndrime të habitshme dhe aspak në favor të Kosovës, sikur të behët fjalë për shtete të Afrikës.

Nejse, kur është në pyetje Bujari dhe klika e funksionarëve të BDI-së, dihet..”skopsko i semozno”! Por, Bujari u bë edhe më qesharak me deklaratën (medemek akuzat) ndaj Sergej Llavrov se “rusia po e destabilizoka rajonin”! Au bre Bujar na cmende??? A guxon ti ndonjëherë t’i thuash Daciqit apo Vuciqit në sy, një fjalë pozitive dhe avancuese për Kosovën. Jam i sigurtë se jo që vetëm s’ke guximin, por dyshoj edhe tek gatishmëria jote… Nejse de… Bujari e kritikoi Llavrovin, ama, pasi ai i kishte ngjitë kuajt për në Rusi.

Nuk i hajnë aq lehtë foret shqiptarët o Bujar, sic i hani ju “djemtë politikë të Ahmetit”. Të paktën është mirë që herave tjera nëse tutesh, do të ishte burrnore ta pranosh, sepse thonë se kur e pranon, “gjysma te falet”. Por të përpiqesh të përfitosh pikë politikë nga marrëzirat e skandalet, mos provo më se je bërë shumë qesharak. Fundja, cfarë ORGANIZATE SIGURIE mund të jetë OSBE-ja në këtë format që u paraqit në Shkup ku ishe nikoqir, kur nga 53 shtetet anëtare, atë e injorojnë dhe bojkotojnë 13 shtete. Absurditetet s’paskan fund…