Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani nuk e ka plan të dorëhiqet pavarësisht thirrjeve të opozitës që ai ta braktis dikasterin që drejton, pas vetos bullgare që pamundësoi nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, shkruan gazeta LAJM.
“Puna e opozitës është për të kërkuar dorëheqje për të kritikuar Qeverinë dhe ne nuk e kemi ndërmend që tua kufizojmë këtë të drejtë. Por, ajo që është e rëndësishme tani, është që ne të kemi dialog dhe të arrijmë një bashkërendim të qendrimeve tona rreth një çështjeje të rëndësishme për të gjithë qytetarët në vend. Kjo është edhe tema që kemi hapur me Bullgarinë por edhe perspektiva jonë evropian. Unë mbetem i hapur për të bashkëpunuar me opozitën dhe për të ndërtuar një qendrim”, tha Bujar Osmani./Gazeta LAJM