Bujar Osmani rezulton amator, e gjithë Maqedonia po tallet me të!

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mëngjesin e sotëm është pajtuar me reagimet në lidhje me të drejtat e pakicës bullgare në vendin tonë. Osmani porosit organizatat qytetare që të kontaktojnë organet kompetente në mënyrë që t`u mundësohet vendosja e grafës përkatëse në procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka një model jashtëzakonisht të suksesshëm të shtetit multietnike. Përveç të drejtave kolektive të komuniteteve më të mëdha, ekzistojnë mekanizma funksional për mbrojtjen e bashkësive më të vogla etnike. Në këtë kuptim, askush nuk duhet të kufizoj të drejtat e komunitetit Bullgar në vend, dhe veçantitë e tyreç përkundrazi, organizatat qytetare duhet të inkurajohen që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të përfshihen në të gjithë mekanizmat për realizimin e të drejtave të tyre kolektive. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, menjëherë duhet t’i kontaktojnë organet e regjistrimit, dhe të kërkojnë një grafë të veçantë brenda regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të shpërndarjes kuantitative, demografike dhe gjeografike të këtij komuniteti të veçantë, gjë që do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në formimin e politikave të ardhshme të Qeverisë, të njësive përkatëse të vetëqeverisjes lokale dhe të vendit në përgjithësi”, shkruan Osmani.
Ekspertët thonë se në këtë mënyrë, Osmani është treguar amator në njohjen e ligjeve, sepse në formularët e regjistrimit veçmë ekziston grafë e veçantë për bullgarët, por se aty nuk është esenca e problemit.
Drejtori i ESHS-së, Apostol Simovski madje ka deklaruar se grafë e tillë ekziston në të gjitha regjistrimet që nga viti 1948.
Osmani deri tani nuk ka kërkuar falje për këtë gabim të bërë.