Bujar Osmani: BDI zhvilloi fushatën më të mirë parazgjedhore, fitoren e vërtetë e presim të dielën (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerëson se fushata parazgjedhore ka kaluar në atmosferë korrekte. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se të gjithë pjesmarrësit në fushatë patën mundësi të prezantohen para qytetarëve në kushte të barabarta, shkruan gazeta LAJM.

“Sot është dita e fundit e fushatës. Është kjo kohë e duhur për një vlerësim për atë se si kaloi kjo pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor. Së pari më lejoni të konstatoj se kishim një fushatë të drejtë, fer në të cilën të gjithë pjesëmarrësit patën mundësi t’i prezantohen qytetarëve në kushte të barabarta. Ky është përfitim i rëndësishëm demokratik që korrespondon me pjekurinë demokratike të një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Sipas mendimit tonë, për BDI-në kjo ishte një ndër fushatat më të bukura që kemi pasur deri tani në çdo aspekt”, tha mes tjerash, Bujar Osmani, shkruan gazeta LAJM.

Prononcimin e plotë të Bujar Osmani mund ta ndiqni në videon më poshtë.