Buffon startues ndaj Cagliarit në fundjavë

Për portierin legjendar italian, kjo do të ishte paraqitja e 652 në Serie A.

Portieri i Juventusit ka bërë debutimin në Serie A në fanellën e Parmës, 25 vite më parë, dhe sipas La Gazzeta dello Sport dhe Tuttosport, ai mund të festojë të shtunën, kur ‘Zonja e Vjetër’ luan përballë Cagliarit në ‘Allianz Stadium’.

Buffon, që mbeti në skuadër gjatë pushimit ndërkombëtar, është i gatshëm dhe pritet të startojë në vend të Wojciech Szxzesny, që ishte grumbulluar te Polonia.