Arsenali pa Thomas Partey kundër Leeds Utd

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehen ligat e brendshme, me Arsenal që do jenë mysafirë të Leeds United dielën e diel.

‘Gunners’ në faqen e tyre kanë konfirmuar se Partey, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshje.

27 vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit kundër Aston Villas, ku ishte zëvendësuar pas pjesës së parë.

Ai vuan nga një lëndim në kofshën e tij të majtë, dhe nuk do të jetë në dispozicion për fundjavë, duke vazhduar rehabilitimin e tij.