Buçkovski i bindur se Bullgaria do të tërheq bllokimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

I dërguari i posaçëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, Vllado Buçkovski beson se gjatë muajve të ardhshëm Bullgaria do të tërheq bllokimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

“Në vitin 2021 Bullgaria nuk kishte qeveri të rregullt për tetë muaj. Atje kishin tre palë zgjedhje parlamentare dhe po ashtu edhe zgjedhe presidenciale. Kjo ndikoi edhe te përpjekjet tona për të gjetur zgjidhje të përbashkët dhe ta heqim bllokimin”, tha Buçkovski.

Ai pret që në vitin 2022 të gjendet zgjidhje e pranieshme me Bullgarinë.

“Kjo zgjidhje duhet të bazohet në respektim të ndërsjellë dhe bllokimi i Bullgarisë do të hiqet. Fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian më në fund do të jetë realitet”, tha Buçkovski.