Buci ndan lajmin e madh, këtë vit martohet me Veronën

Ylli Dervishi ose Buci si njihet në publik ishte ndër më të komentuarit e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”.

Raporti i tij me Santianën brenda këtij formati, e më pas edhe takimi me të fejuarën brenda kësaj shtëpie, mori vëmendje të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

Pas daljes nga ky format, ish banori është shfaqur shpesh në intervista me të fejuarën e tij, Veronën.

Së fundi ai ka ndarë një lajm fantastik për publikun teksa ishte i ftuar tek “Ora Shtatë”.

Duket se ish banori dhe e fejuara e tij po i japin fund beqarisë këtë vit.

Ai ka njoftuar se në 2024 do të organizohet edhe dasma e madhe.

Nuk dihet ende data e martesës, por është e sigurt se këtë vit do të ketë dasmë./Lajmi.net/