Brukseli përshëndet kompromisin politik për ligjin për prokurorinë publike

Komisioni Evropian e ka përshëndetur kompromisin midis të gjithë partive politike për ligjin për prokurorinë publike.

“Komisioni Evropian është i njoftuar me progresin e realizuar në negociatat për ligjin për prokurorinë publike gjatë këtij uikendi e përshëndet atë që politikanët, në frymë të kompromisit, interest kombëtare i vendosin mbi gjithçka”, qëndron në reagimin e KE-së.

Komisioni Evropian përkujton se miratimi i këtij ligji është “sinjal i rëndësishëm” për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Ligji për prokurorinë publike, edhe pse nuk është kusht formal, sipas të gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, është factor kyç për lehtësim të vendimit për fillim të negociatave që duhet ta sjellin vendet-anëtare nga fundi i marsit.

Në qoftë se nuk miratohet ligji, më i madh është rreziku që një ose më shumë vende-anëtare ta shfrytëzojnë si pretekst për bllokim të ri për fillimin e negociatave./TV21/