Broja ishte një nga problemet e Tuchel te Chelsea – gjermani s’e donte shqiptarin në skuadër

Edhe Armando Broja po del të ketë qenë një nga problemet e Thomas Tuchel te skuadra e Chelsea.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel është shkarkuar dje nga posti i trajnerit të Chelsea dhe mediat britanike kanë filluar të zbulojnë problemet e trajnerit me krerët e klubit.

Një nga këto probleme ka të bëjë edhe me sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, bën të ditur ‘Guardian’.

Tuchel donte ta shiste kartonin e lojtarit te skuadra e West Ham United, por bordi vendosi t’i jepte shqiptarit kontratë të re.

Kjo gjë e vuri në presion trajnerin Tuchel, i cili duhej t’i jepte minuta Brojës.

West Ham kishte bërë një ofertë prej 30 milionë funteve për kartonin e Armando Broja.