Britania e Madhe konfirmon sanksione të tjera kundër Rusisë

Qeveria britanike ka njoftuar këtë mëngjes një raund shtesë sanksionesh në vazhdën e pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit dhe hapësirës nuk do të kenë më akses në shërbimet e sigurimit ose risigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi.

Një deklaratë tha se kjo masë do të “kufizojë përfitimet që marrin subjektet ruse nga aksesi i tyre në tregun global të sigurimeve dhe risigurimeve”.

Ajo synon “të izolojë më tej ekonominë e Rusisë nga sistemi financiar ndërkombëtar”, tha qeveria, transmeton Klankosova.tv.