Brexit, Johnson do t’i drejtohet kombit më 31 janar

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të mbajë një fjalim special për britanikët në mbrëmjen e 31 janarit, ditë kur Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian.

Për më shumë, në kuadër të Brexit, një monedhë speciale prej 50 pence do të dalë në qarkullim, mbi të cilën do të jenë të shënuara fjalët “paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”.

Gjatë kësaj kohe, mbledhja e fondeve në internet vazhdon për të paguar faturën për rihapjen e Big Ben-it në Londër dhe për t’i mundësuar të tingëllojë në momentin e zyrtarizimit të Brexit, në orën lokale 23:00.

Në disa ditë, 200 000 stërlina janë mbledhur, por do të duhen të paktën 500 000 stërlina.

Si alternativë, qeveria britanike ka vendosur të projektojë një orë mbi fasadën e “Downing Street” për të shënuar orën.

Të gjitha ndërtesat rreth Whitehall, ndërtesa e qeverisë, do të ndriçohen, ndërkohë që Union Jacks (flamuri kombëtar i Britanisë së Madhe) do të valëvitet në sheshin e Parlamentit.