Brenda Bakhmutit, aty ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë

Korrespondenti i Sky News, Alex Rossi ka arritur të futet thellë në qytetin ukrainas Bakhmut në lindje të vendit, atje ku po zhvillohet beteja më e përgjakshme e luftës në Ukrainë.

Gjatë rrugëtimit të tij drejt këtij qyteti, ai ishte i shoqëruar nga ushtarët ukrainas dhe vazhdimisht dëgjoheshin predhat dhe plumbat e kalibrit të ndryshëm që shkrepeshi.

Ai madje u fut në zyrat e shtabit nga ku ndoqi pamjet e dronit, që tregonin shkallën e shkatërrimit të këtij qyteti që prej më shumë se dhjetë muaj, rusët po tentojnë ta marrin nën kontroll.

Në storien e Rossi, shihen edhe shumë kufoma siç pretendojnë edhe ushtarët ukrainas, ndërsa Kievi është i bindur se do të arrijnë të zmbrapsin rusët dhe të rikthejnë kontrollin mbi qytetin.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, rreth 10 kilometra katrorë, ukrainasit kanë arritur të çlirojnë gjatë javës së kaluar.

E kundërofensiva e paralajmëruar e ukrainasve ka filluar të jap efektet e para, pasi kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i përkdheluri i Putinit, tha se po u mungon municioni dhe se nëse kështu vazhdon do të tërhiqen nga Bakhmuti.

Gjithashtu tha se në këtë qytet kanë humbur jetën dhjetëra mijëra ushtarë rusë, përfshirë pjesëtarë të grupit të tij mercenar Wagner, që ndryshe njihet si ushtria private e Putinit.