Brenda 24 orëve janë aplikuar 18.877 vaksina kundër Co vid

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 18.877 qytetarë, 12.049 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 599.716 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.079.049 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 479.333 qytetarë.