Bremer pëlqen kalimin në Ligën Premier, Juventus përgatit listën prej katër kandidatëve për ta zëvendësuar atë

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka identifikuar katër kandidat të mundshëm për të zëvendësuar Gleison Bremer, pasi Manchester United do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me brazilianin gjatë verës.

Mediumi pretendon se Juventusi është në pritje të një oferte nga “Djajtë e Kuq” për yllin e tyre në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi brazilian së fundmi ka nënshkruar kontratë të re deri në 2028 dhe ani pse Juventusi do dëshironte që ta mbante atë në Turin, një ofertë që tejkalon shumën e 60 milionë eurove do të joshte drejtuesit e klubit për të shitur 26-vjeçarin.

Sipas Gazzettas, Bremer është i lumtur në Turin, por ka ambicie që në një të ardhme të afërt të luaj në Ligën Premier.

Kjo ka bërë që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të identifikojnë katër emra si zëvendësues të mundshëm të Bremer në rast largimi.

Kandidati kryesor dhe më i pëlqyeri nga bordi është talenti i Bolognas, Riccardo Calafiori, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Mbrojtësi italian është pjesë e listës së bashku me Renilido Mandava (Atletico Madrid), Lloyd Kelly (Bournemouth) dhe Strahinja Pavlovic (Red Bull Salzburg).