Brazili gjunjëzoi Serbinë

Brazili mposhti 2-0 Serbinë në grupin G të Kupës së Botës. Ndeshja u vendos nga dopieta e Richarlison në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi me dy skuadrat që më shumë studiuan lojën e njëra-tjetrës. Rastet në pjesën e parë ishin të pakta, me 45 minutat që u mbyllën 0-0.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 62 nga Richarlison, teksa sërish sulmuesi i Tottenham shënoi të dytin e ndeshjes dhe dopietën personale në minutën e 73. Kontroll dhe një kthim me gjysmë-roveshatë që mahniti të pranishmit në stadium dhe tifozët që e ndoqën ndeshjen nga ekrani.

Pas ndeshjeve të para në grupin G, Brazili dhe Zvicra kryesojnë me tri pikë, teksa Kameruni dhe Serbia kanë zero pikë.