Shkruan: Diamant NAGAVCI
Kanceri është një nga sëmunjet më të rrezikshme nga fakti se buron nga organizmi amë, ushqehet nga ai, zakonisht alarmohet vonë dhe si rezultat i kësaj, vvështirë luftohet. Le të ngrejmë një paralele të kësaj me atë çka ka ndodhë dhe po ndodhë në Kosovë që nga 1999’ta e deri me sot në raport me Serbinë dhe të ashtuquajterën “Bota Serbe” (Kanceri i Ballkanit). Ky kancer zanafillën e ka menjëherë pas mbarimit të luftës, duke filluar me pastrimin etnik të pjesës veriore të Mitrovicës dhe deri në tendencën për të legalizuar atë, me marrëveshjet ‘2013 dhe ‘2015. Ndërkohë kemi reagimin e pjesës së shëndoshe te organizmit (Kosoves) me demostrata masive dhe herë-herë të dhunshme dhe fatkeqësisht me viktima.
Deri këtu kanceri (“Bota Serbe” e Vuciqit) ka qenë në ofenzivë dhe e padiagnostifikuar (Nuk ka pasur emër). Reagimi si rezultat i imunitetit që ka shoqëria Kosovare (qelizat e shumta të shëndosha, Rinia) ka nxitë luftën kundër këtij kanceri. Vuciqi dhe Serbia si thelbi i këtij kanceri duke pa se kanceri po e humb luftën, del haptazi dhe flet per “Boten Serbe” (kancerin) dhe si term futet sot nëpër debate, duke harruar se kanceri i ka fillesat e tij që në vitin 2000, kur u vranë masakruan dhe u debuan, shqiptaret nga pjesa veriore e Mitrovicës.
Qelizat e kancerit në organizëm ushqehen nga vet organizmi amë, kryesisht me sheqer. Kanceri në shoqëri poashtu ushqehet nga shoqëria amë, vetëmse në shoqëri sheqeri është korrupsioni dhe paratë e pista të krimit. Sot, Vuciqi flet per “Boten Serbe” haptazi, sepse, kanceri i tij po e humb luftën pikërisht për shkak se i është ndalë ushqimi (Korrupsioni dhe paratë e pista). Vuciqi nuk ndalet këtu dhe tash vazhdon të ushqejë qelizat e kancerit (Boten Serbe) nga jashtë. Këtë e shohim kryesisht nëpër media dhe individ të caktuar të shoqërisë në Kosovë. Piskama e këtyre qelizave është dorëzimi final para sistemit imunologjik të shoqërisë shqiptare në Kosovë.
Fleni rehat!




