Borrelli: Të flasësh për ndarje është e papranueshme

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha sot se retorika që vë në pikëpyetje integritetin e BeH dhe bën thirrje për një përcaktim të ri të kufijve duhet të ndalet dhe se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e BE-së në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të saj territorial.

“Retorika që vë në pikëpyetje integritetin e Bosnje dhe Hercegovinës duhet të ndalet. Të flasësh për ndarje, kufij të ri, ndarje të mëtejshme etnike ose luftë është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha Borrelli në blogun e tij para debatit të ministrave të jashtëm mbi Ballkanin Perëndimor.
Ballkani Perëndimor është një nga dy temat kryesore të takimit të rregullt mujor të ministrave të jashtëm që takohen nesër në Bruksel.

Çështja e zgjerimit të BE-së dhe Procesit të Stabilizim-Asociimit, të dizajnuara për Shqipërinë dhe vendet e dala nga ish-Jugosllavia do të diskutohen gjithashtu në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të martën, i përbërë kryesisht nga ministra të jashtëm ose evropianë.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha sot se retorika që vë në pikëpyetje integritetin e BeH dhe bën thirrje për një përcaktim të ri të kufijve duhet të ndalet dhe se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e BE në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të saj territorial.