Moti me diell, temperatura deri në 27 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryj erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 21 deri në 27 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla, do të fryj erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 26 gradë Celsiusë.