Borrell: Me ritmin aktual, bota nuk do të vaksinohet para vitit 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Zhosep Borrell tha se ritmi global i vaksinimit kundër Kovid-19 është “shumë i ngadaltë për t’u marrë në mënyrë efektive me pandeminë globale”.

Ai paralajmëroi se “me ritmin aktual, e gjithë bota nuk do të vaksinohet para vitit 2023”.

Duke folur me kolegët në samitin e G7, ai paralajmëroi për rrezikun e varianteve të reja që dëmtojnë efektivitetin e vaksinave të disponueshme dhe mundësinë e koronavirusit “të bëhet kronik me dobësimin e ekonomisë”.

Borrell u përqëndrua në diskutime të tjera, përfshirë qëllimin e përgjithshëm të grupit për “ndërtimin e një kornize globale multilaterale sipas Kovid-19, bazuar në vlerat demokratike dhe të drejtat themelore”.

Ai shtoi se G-7 nuk dëshiron “botë të ndarë përgjithmonë në blloqe rivale”.

“Ne kemi nevojë për komunitet global për të zgjidhur problemet globale, të tilla si pandemia e Kovid-19 (dhe pandemitë e tjera të mundshme në të ardhmen), ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit ose përhapja bërthamore”.