Borrell konfirmon, sot në Bruksel nuk u arrit asnjë marrëveshje

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se nga takimi që patën sot kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

”Të pakënaqur, por sot nuk kemi arritur asnjë marrëveshje akoma”, u shpreh mes tjerash, Borrell në adresimin e tij pas takimit, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka thënë se për mospajtimet e deritashme, mes të të dyja palëve, ka kohë që të gjendet një zgjidhje deri më 1 shtator.