Borrell konfirmon: Pati pajtueshmëri për planin evropian – dialogu vazhdon në mars

Shefi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka konfirmuar sonte se në takimin që pati kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.

Megjithatë siç specifikoi, pritet që gjatë marsit, të ketë edhe një takim tjetër i cili do të finalizonte zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përcjell klankosova.tv.

”Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj. Kemi një storje të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta vazhdojnë zbatimin e saj”.

”Ata shprehën gatishmërinë e tyre, për të zbatuar marrëveshjen, por ende nevojiten negociata të tjera për të përcaktuar modalitete të ndryshme”.

”Unë do të thërras edhe një takim tjetër gjatë marsit, me qëllim që të finalizojmë diskutimet për zbatimin e aneksit, që do të udhëzojë fazat e zbatimit”.

”Kjo është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të finalizohet”.