Borrell del hapur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë edhe pse Kurti e kundërshtoi

Borrell deklaroi se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

Kurti mbrëmë pas bisedës telefonike që pati me Borrell tha se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Poashtu ai tha se “Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”.

“Fola me Albin Kurtin dje lidhur me mbledhjen e votave në Kosovë për referendumin kushtetues të së dielës në Serbi. Mbledhja e votave në të kaluarën është bërë përmes lehtësimit të OSBE-së. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën et yre për votë”, tha Borrell.