Borisov: Le të finalizojmë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut

Lideri i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ka uruar sukses në finalizimin e propozimit francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe heqjen e bllokadës nga Sofja zyrtare për rrugën evropiane të vendit tonë.

Borisov njoftoi se çështja e Maqedonisë është shqyrtuar edhe nga Komiteti Ekzekutiv i GERB.

“Për sa i përket temës së Maqedonisë, i uroj vërtet sukses kolegëve të mi në Sofje për ta finalizuar atë, në mënyrë që të mund të themi se presidenca franceze ka bërë shumë dhe do të jetë aq e suksesshme sa e meriton,” tha Borisov në takimin e partisë.