Boris Johnson rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka informuar publikun se është prekur nga virusi Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Johnson shkruan se “Në 24 orët e fundit shfaqa simptoma të virusit dhe pasi bëra testin rezultova pozitiv, Tani jam izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj përgjigjen e qeverisë përmes video konferencave derisa do të luftojmë kundër këtij virusi”

Britania e Madhe deri më tani ka raportuar për 11,813 persona të infektuar me koronavirus dhe 580 të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.