Bora Zemani tregon dhuratën që i bëri Donald Veshaj nga shtëpia e Big Brother VIP, në përvjetorin e lidhjes

Një tjetër histori romantike ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP në mes të aktorit, Donald Veshja dhe Bora Zemani.

Ndonëse pa prezencën fizike të moderatores, Donaldi u kujdes që në natën e së premtes (5 nëntor) t’i bënte asaj një dhuratë për të shënuar tre vjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë.

Donaldi mori një pako me ëmbëlsira brenda të cilës vendosi një qafore dhe e hodhi përtej mureve të shtëpisë së famshme, duke porositur që dhurata të binte në duart e Borës.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Nuk ka vonuar shumë, dhe vet Bora ka sjell një imazh në Instagram duke pozuar bashkë me dhuratat e Doanldit.

Në veshje sportive me ngjyrë të zezë, qaforen në qafë dhe ëmbëlsirën në duar, Bora shihet e lumtur pas pranimit të dhuratës.

“Fundjavë të ëmbël”, ka shkruar Bora në mbishkrimin e fotos, ndërsa të shumta ishin edhe reagimet e fansave.

Kujtojmë që javë më parë Bora befasoi Donaldin duke hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, për të realizuar një takim romantik me të.