Bora Zemani tregon çfarë operacionesh ka bërë

Bora Zemani ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku këta të fundit i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet. Një prej tyre i ka shkruar: A ke bërë ndonjë operacion plastik? Je shumë e mirë.

“Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apendesitit”, është përgjigjur Bora.
“Ku i ke bërë buzët?”, i ka shkruar një tjetër. Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet se ka hequr fillerin e buzëve dhe ka shkruar: Mund t’ju them vetëm ku i kam zhbërë.