Festa e ditëlindjes së 30-të e Bora Zemanit nuk ka kaluar pa zhurmë.
Prezantuesja e njohur nga Shqipëria organizoj një festë të madhe me shumë të ftuar për të festuar tre dekada jetë.
Në mesin e atyre që morën pjesë në festën e saj ishin emra të njohur të skenës shqiptare, miq e koleg të moderatores.
Teksa ajo vet ishte në qendër të vëmendjen si yll i mbrëmjes, teksa dukej e mrekullueshme në një fustan të shkurtër me shkëlqim.
Ndërsa, për Prive prezantuesja u shpreh se ajo ndihet më e plotësuar se kurrë më parë dhe se ky 30-të vjetorë e gjen të rrethuar me dashuri.
Bora Zemani në ditëlindjen e 30-të (Foto: Instagram)
“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë ata që kam ftuar. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht.”, u shpreh Bora.
Zemani krahas një karrierë të suksesshme tha po ashtu se ka nevojë për dashuri, ndonëse as kjo nuk po i mungon.