Bora Zemani dhe Donald Veshaj bashkë në një film?

Çifti i shumëpërfolur, Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të sjellin një film që flet për historinë e tyre të dashurisë.

Ndonëse të angazhuar në botën e televizionit, ata po përgatisin një film me disa seri ku në fokus do të jenë ata të dy.

Kështu të paktën ka deklaruar Donaldi në emisionin “Më lër të flas”.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Filmi i dyshes pritet të lansohet shumë shpejt.

“Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë”, tha Donaldi.

“Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm?”, e pyeti Romeo.

Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lansojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë”, u shpreh tutje Donaldi.

Kujtojmë që çifti ishin mjaft të komentuar edhe gjatë pjesëmarrjes së Donaldit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Aktori brenda shtëpisë së famshme krijoi një lidhje të shkurtër me ish-banoren dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj, me të cilën u nda menjëherë pas përfundimit të BBVA.

Pas kësaj, Donaldi pranoi se ishte i përkushtuar për t’u rikthyer me Borën, dyshja disa muaj më vonë konfirmuan se janë rikthyer bashkë.

 

Foto: Bora Zemani/Instagram