“BOLL MË”: “Boll më”: Poshtërimi dhe diskriminimi i shqiptarëve nga EVN-ja (Video)

Lëvizja “ Boll më” ka akuzuar EVN se që 11 vite diskriminon qytetarët në baza nacionale. Sipas tyre tek konsumatorët shqiptarë orëmatës janë të vendosur jashtë oborrit, ndërsa tek ata maqedonas ndodhen brenda oborrit të tyre. Akuzat e tyre i kanë ilustruar edhe me tre video të bëra në një rrugë të banuar vetëm me shqiptarë, një vetëm me maqedonas dhe një ku banojnë disa komunitete. Pjesëtaret e kësaj Lëvizje thonë se herë pas herë ka pasur raste kur orëmatësi e konsumatorëve shqiptarë, që EVN i ka vendosur jashtë pronës së tyre, janë dëmtuar nga persona të panjohur. Dëmi gjithmonë i është faturuar personit në emrin e të cilit figuron ai sahat matës, thotë Krenar Osmani.