Boksieri Adrian Azemi u shpërblye me 100.000 denarë nga Qyteti i Shkupit

Shpërblim në para në vlerë prej 100.000 denarësh për medaljen e fituar në Kampionatin Evropian për të Rinj në boks iu nda nga Qyteti i Shkupit përfaqësuesit të Maqedonisë Adrian Azemi.

Me rastin e suksesit të Azemit në Kampionatin Evropian, i cili para pak kohësh u mbajt në Budvë, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov organizoi pritje solemne në të cilën mori pjesë edhe trajneri i klubit të Azemit, Naser Haruni nga KB Shkupi si dhe kryetari i federatës së boksit të Maqedonisë Prmislav Dimovski.