Filipçe sot pritet të takohet me Trupin Koordinues për vaksina kundër C0 vid

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pritet të realizojë takim pune me Trupin Koordinues për vaksina kundër Co vid-19, që do të sigurohen përmes CO VAX mekanizmit. Ministria e Shëndetësisë njofton se në takim do të diskutohet për strategjinë për imunizim me vaksinë kundër Cov id-19 si dhe për pranimin dhe shpërndarjen e vaksinës, respektivisht për kategoritë e qytetarëve që do të marrin të parët vaksinën si dhe për procedurën e vaksinimit.

Në takim priten të shqyrtohen edhe përvojat e vendeve evropiane në lidhje me strategjinë logjistike për shpërndarje të vaksinës.