Boksierët për herë të tretë i kthejnë serbët nga kufiri (VIDEO)

Ekipi i boksierëve të Kosovës nuk është lejuar për herë të tretë të hyjë në Serbi.

Kjo tentativë e tretë erdhi pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-s për të lejuar ekipin kosovar që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis të dielën në Beograd.

Mirëpo për pjesëmarrje në këtë të fundit po i penalizon shtetësia kosovare.

Sekretari gjeneral të Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se kanë pritur për dy orë rresht dhe prapë nuk u lejuan që të kalojnë.

Ndërkaq zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, këtë veprim po e quan politik dhe të papranueshëm, njofton Klankosova.tv.

Kronikë e gazetares Gresa Nitaj.