Boki 13 i drejtohet Ruskoskës: Prokurore e korruptuar, të dënoftë Zoti!

“Prokurore e korruptuar. Të dënoftë Zoti” Kështu ju drejtua Boki 13 në rastin “Zhvatja”, prokurores së lëndës Villma Ruskoskas. Ndërkaq, Ruskovska nuk nxori asnjë zë dhe nuk jepte përshtypjen se po dëgjon diçka, raporton SHENJA.
Ndërkaq, të hënën gjykata përsëri i refuzoi kërkesën për paraburgim shtëpiak.
Sot do të vazhdoj prezantimi i provave materiale, nga prokuroria dhe po shihen video inçizimet nga shtëpia e Jordan Kamçev, në ditën kur janë marrë paratë.
Boki 13 përsëri u ankua se nuk ndjehet mirë dhe nuk është në gjendje të ndjek gjykimin, pasi siç tha ka vjellur gjithë natën. Gjykatësja i ofroi që të vijë ekip mjekësore që ta kontrolloj dhe të vërtetoj se vërtetë nuk është në gjendje të ndjek gjykimin, mirëpo Boki nuk e pranoi të njëjtën.
“Kam dhembje të organeve. Nuk pranoj të vijë ekip mjekësore që të më kontrolloj. Ndihmën që ma ofrojnë ato është qesharake, më japin ‘deazepam’ dhe më lejnë ta ndjek gjykimin, kjo mua nuk më ndihmon, unë kam probleme të tjera”.