Boçvarski në Tiranë: Vendosja e sistemit të sigurt transportues është prioritet

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në Samitin për rrugët e Ballkanit Perëndimor që në organizim të Sekretariatit të Bashkësisë transportuese mbahet në Tiranë, i potencoi investimet në rindërtimin dhe modernizimin e Korridoreve 8 dhe 10, si dhe vendosjen e transportit dhe sigurt përmes formimit të Agjencisë për siguri dhe vendosjen e Sistemeve inteligjente transportuese në Korridorin 10.

“Vendosja e sistemit të sigurt transportues është një prej prioriteteve tona dhe përfshin përmirësim të sigurisë në komunikacion, vendosje të teknologjive informatike dhe implementim të sistemeve inteligjente transportuese në sektorin transportues. Një prej aktiviteteve më të rëndësishme të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është formimi i Agjencisë për sigurinë e rrugëve e cila do t’i krijojë, iniciojë dhe udhëheq aktivitetet dhe masat në sferën e sigurisë së rrugëve”, theksoi Boçvarski.

Ai tha se presin që trupi të formohet deri në fund të këtij viti dhe në këtë mënyrë të përfshihemi në iniciativën e BE-së për uljen e numrit të aksidenteve në rrugë.

“Gjithashtu presim deri në fund të vitit 2024 tërësisht ta implementojmë ITS sistemin në Korridorin 10”, shtoi ministri Boçvarski.

Përveç ministrit Boçvarski, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në Samit marrin pjesë edhe ministrat e transportit dhe infrastrukturës të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në Samit, ministri Boçvarski nënshkroi Deklaratë për rrugë me të cilën obligohen vendet e Ballkanit Perëndimor të krijojnë infrastrukturë rrugore të zgjuar, të sigurt dhe të qëndrueshme, si pjesë e rrjetit të vetëm të transportit të Bashkimit Evropian.

Deklarata nënkupton vendosjen e një sërë masash për rritjen e sigurisë rrugore si dhe futjen e sistemeve inteligjente që do të sigurojnë një nivel më të lartë të efikasitetit të sistemit të transportit në tërësi.