“BMW” do të integrojë “DeepSeek AI” në automjetet e reja

Kompania gjermane “BMW” do të integrojë teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI) nga startup-i i teknologjisë kineze “DeepSeek” në makinat e saj të reja në Kinë gjatë këtij viti, deklaroi Oliver Zipse, kryetar i bordit të menaxhimit të “BMW AG”, në panairin e makinave në Shangai, shkruan “Xinhua”.

“Kjo do të përmirësojë Asistentin tonë Personal Inteligjent me funksionalitetin e “DeepSeek”. Po ashtu, do të plotësojë aftësitë tona të inteligjencës artificiale dhe do të mundësojë akses në informacione që shkojnë përtej vetë automjetit”,- tha Zipse.

Më parë, një sërë prodhuesish kinezë të makinave ishin regjistruar për të integruar modelin e gjuhëve të madhe të “DeepSeek” (LLM) në sistemet e tyre.

Zipse theksoi rëndësinë e Kinës për inovacionin, duke përfshirë inteligjencën artificiale. Ai tha se “BMW” po sjell teknologji të reja nga lojtarët pionierë vendas.
Prodhuesi gjerman i automjeteve ka përshpejtuar bashkëpunimin me partnerët kinezë të teknologjisë. Javën e kaluar, kompania njoftoi një plan për të thelluar bashkëpunimin me “ByteDance” për të përmirësuar aplikacionet e inteligjencës artificiale në marketing dhe shërbimin ndaj klientit.

Në mars, kompania u bashkua me “Alibaba” për të integruar modelin e gjuhëve të madhe të inteligjencës artificiale në automjetet e gjeneratës së ardhshme të “BMW” dhe u bashkua me “Huawei” për të zhvilluar më tej një ekosistem dixhital në makinat e përshtatura për tregun kinez.

“Auto Shanghai 2025”, Ekspozita e 21-të Ndërkombëtare e Industrisë së Automjeteve, e cila do të zhvillohet nga 23 prilli deri më 2 maj, ka tërhequr afro 1000 kompani nga 26 vende dhe rajone.