Bllokimi për variantin Omicron nuk nevojitet tani për tani, thotë Biden

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron të COVID-19 një “shkak shqetësimi, jo shkak për panik” një ditë pasi u zbulua ky variant në Amerikën e Veriut.

Ai tha se nuk e sheh nevojën për një bllokim të ri “për momentin… nëse njerëzit janë të vaksinuar dhe mbajnë maskat e tyre”.

Rastet janë gjetur në Kanada dhe SHBA-ja ka vendosur ndalime udhëtimi në tetë vende të Afrikës Jugore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Biden shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente për injektime të reja nëse ato nevojiten.

Në Shtëpinë e Bardhë të hënën, presidenti tha se ishte “pothuajse e pashmangshme” që Omicron, i raportuar për herë të parë nga Afrika e Jugut, të gjendej përfundimisht në SHBA.

“Ne do të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë variant të ri,” tha ai.