Bllokada në Jarinje, vendosen tenda të tjera

Edhe në ditën e pestë rrugët që të çojnë në pikëkalimet kufitare në veri të vendit, vazhdojnë të jenë të bllokuara në veri të vendit.

Qytetarët serbë i kanë bllokuar rrugët me mjete të rënda si dhe kanë vendosur tenda të tjera për të qëndruar.

Ndryshe Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa me Serbinë duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Kjo e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në pikëkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinje.