Blinken: Ukraina do të rrojë më gjatë se Putin

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizituan sot në Kiev presidentin Zelensky për të treguar edhe një herë mbështetjen e SHBA’së për Ukrainën në ditët e saj më të vështira.

Dy sekretarët insituan përsëri se tentativa ruse për shkatërrimin e Ukrainës po dështonte, teksa Austin tha se SHBA’ja dëshiron t’i shoh të dobësuara kapacitetet ushtarake të Rusisë.

“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar deri në atë shkallë sa nuk mund të bëjë ato gjëra që ka bërë në pushtimin e Ukrainës”, tha Austin në konferencën për shtyp.

Blinken u tha gazetarëve se përpjekjet ruse për të “nënshtruar Ukrainën dhe për të marrë pavarësinë e saj” kanë “dështuar”.

“Rusia ka kërkuar si qëllimin e saj kryesor që të nënshtrojë plotësisht Ukrainën, t’i heqë sovranitetin e saj, t’i heqë pavarësinë e saj – kjo ka dështuar”, tha Antony Blinken.

“Ne nuk e dimë se si do të shkojë pjesa tjetër e kësaj lufte, por ne e dimë se një Ukrainë sovrane e pavarur do të jetë shumë më e gjatë në skenë se Vladimir Putin,” tha ai.

Vërejtjet janë të fundit në një seri komentesh publike nga udhëheqësit amerikanë që sfidojnë jetëgjatësinë e Putinit si President i Rusisë dhe pasi lufta në Ukrainë është zhvendosur në një frazë të re në lindje.