Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten në Kiev, shkruan CNN.
Unë ia përsërita këtë mesazh Presidentit Zelensky dhe ekipit të tij sot në Kiev, i cili është dhe do të mbetet kryeqyteti i një Ukrainë sovrane dhe të pavarur.
Blinken njoftoi gjithashtu se administrata kishte informuar Kongresin e SHBA-së për “qëllimin e saj për të miratuar 2.2 miliardë dollarë për të forcuar sigurinë e Ukrainës dhe 18 fqinjëve të saj; duke përfshirë shumë nga aleatët tanë të NATO-s, si dhe partnerë të tjerë rajonalë të sigurisë, potencialisht në rrezik të agresionit të ardhshëm rus.
“Shtetet e Bashkuara po ofrojnë ndihma së bashku me aleatët dhe partnerët tanë nga më shumë se 50 vende për mbrojtjen e Ukrainës. Aftësitë që ne po ofrojmë janë të kalibruara me kujdes për të bërë sa më shumë ndryshime në fushën e betejës, “tha Blinken.