Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

epa09807605 US State Secretary Antony Blinken attends a press conference in Riga, Latvia, 07 March 2022. Blinken is on an official visit to Lithuania, Latvia and Estonia to discuss Russia's invasion of Ukraine, the security situation in Europe and the reinforcement of NATO's defense capabilities in the Baltic States, including US military presence in the region. EPA-EFE/TOMS KALNINS

Urim me rastin e Ditës së Pavarësisë 8 Shtatori dërgoi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken.

“Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë, Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane në vitet në vijim”, thuhet në urimin nga Blinkeni.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Blinkeni dërgon urim me rastin e 33-vjetorit të pavarësisë dhe zgjedhjes historike të gruas së parë presidente në maj.

“E vlerësojmë partneritetin tonë të fortë me Maqedoninë e Veriut të fokusuar në ndërtimin e një demokracie të begatë të ankoruar në komunitetin euroatlantik”, thuhet në urimin e Blinkenit.