Blinken: Mbështetje e fuqishme nga SHBA-të për hyrje të shpejtë të RMV-së në BE

epa09807605 US State Secretary Antony Blinken attends a press conference in Riga, Latvia, 07 March 2022. Blinken is on an official visit to Lithuania, Latvia and Estonia to discuss Russia's invasion of Ukraine, the security situation in Europe and the reinforcement of NATO's defense capabilities in the Baltic States, including US military presence in the region. EPA-EFE/TOMS KALNINS

Sekretari shtetëror i SHBA-be, Anthony Blinken në bisedë telefonike me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ka uruar për funksionin e tij si kryeministër dhe formimin e kabinetit. Ai po ashtu ka falënderuar kryeministrin për mbështetjen që RVM-ja e ka dhënë për Ukrainën.

“Sekretari shtetëror Bliken falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e fuishme që e ka dhënë për Ukrainën në kohën e luftës brutale të vazhdueshme dhe agresionit të presidentit Putin”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit Shtetëror, Ned Price.

Në deklaratën e tij shtohet se Blinken ka theksuar edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve pë hyrjen e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai theksoi se Blinken ka falënderuar kryeministrin për “përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në NATo si dhe për pranimin e emigrantëve afganë”.