Blero thumbon Ganiun: Unë që do shkoj në finale dihet, a për Ganiun jo

Këngëtari i njohur shqiptar Blerim Muharremaj, tash e dy javë është edhe banor i Big Brother Vip Kosova.
Për shkak të komenteve të shumta që ka marrë dhe debateve me banorë të tjerë, ai mendon se do të jetë në finale.

Ganiu sipas tij është konkurent i fortë prandaj edhe e thumbon vazhdimisht, shkruan lajmi.net.

“Unë që do shkoj në finale dihet, a për Ganiun jo”, tha Blero në një diskutim me banorët.

Gania është zgjedhur edhe i preferuari i publikut ndërsa është në nominim për prajmin e sotëm.