Blero shijon natë romantike me të dashurën e re

Këngëtari i njohur, Blero ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Artisti nga Mitrovica vitin e kaluar i dha fund martesës me Afrona Dikën dhe tashmë prej kohësh ka lënë të kuptohet se dikush tjetër ka rrëmbyer zemrën e tij.

E gjitha kjo mund të kuptohet përmes disa postimeve të herë pas hershme që Blero bën në rrjete sociale.

Foto: Blero/Instagram

Derisa më parë është shfaqur në krahët e një vajze njëjtë ka vepruar edhe së fundmi teksa shihet në një darkë romantike.

Blero ka postuar një imazh ku shihen dy gota dhe në prapavijë flokët e një vajze teksa ka bashkangjitur edhe një ‘emoji’ zemër sipër.

Foto: Blero/Instagram

Ndërkohë, përveç këtyre postimeve Blero nuk ka zbuluar akoma identitetin e partneres së tij të re e cila thuhet se jeton dhe vepron në Gjermani.

Në anën tjetër, këngëtari gjithashtu po punon për projekte të reja, kënga e tij e fundit është “N’heshtje”.