Blero sërish në “Big Brother”, ja si reagoi bashkëshortja e tij

Blero ka shkaktuar të qeshura me një telefonatë të bërë bashkëshortes së tij, duke e pyetur me shaka se çfarë do të mendonte nëse ai do të hynte sërish në “Big Brother VIP Albania”.

Reagimi i saj ishte mjaft interesant. Ajo i tha se, nëse Blero mund të qëndrojë pa “bebushin”, atëherë mund të shkojë.

Edhe pse dukshëm me pak hezitim, bashkëshortja e këngëtarit nuk e ndaloi dhe ia la atij vendimin për të hyrë apo jo në BBVA.

Telefonata ka sjellë një moment plot humor, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ishte thjesht një shaka mes çiftit apo Blero mund të jetë vërtet pjesë e edicionit të ardhshëm.